Sport

VIDEO/ Egbo: “Këtu edhe taksistët bëjnë analistin! Kjo Vllazni ngjan me Tiranën time”

20 Dhjetor 2020, 16:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Egbo: “Këtu edhe taksistët bëjnë analistin! Kjo

TIRANE – Duket sikur të jetë dje. Emanuel Egbo është larguar që në tetor nga Tirana, e ndonëse doli kampion ndjen sikur ka lënë një detyrë pa përfunduar. Ka kaluar pak më shumë se një muaj që kur u shkarkua pas humbjes në Kupën e Shqipërisë me Korabin dhe nigerianin me pasaportë shqiptare e pyesim se me çfarë po merret aktualisht.

“Po pushoj për momentin”,– thotë fillimisht Egbo, i cili nuk ndalet me kaq në aspektin personal. U fol se Egbo ishte pranë stolit të Laçit, por nuk ndodhi të merrte drejtimin e kurbinasve. Trajneri kampion flet për ofertat dhe për mënyrën e tij të punës.

Ai i kthehet edhe shkarkimit nga Tirana, që nuk e konsideron të papritur. A ka ndonjë peng? Po, dhe e thotë hapur. Egbo komenton largimet e trajnerëve dhe nuk mungojnë edhe batutat. “Këtu edhe taksistët analizojnë ndeshjet e futbollit. Madje edhe në TV ka nga ata që nuk kanë luajtur asnjëherë futboll dhe analizojnë. Problemi kryesor është fakti që njerëzit nuk shohin punët e tyre”,- thotë mes të tjerash Egbo, i cili foli edhe për rivalitetin në Superiore dhe se çfarë Vllaznia e këtij sezoni ka njëlloj me Tiranën.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport emanuel egbo ish- trajneri i tiranes kampionati i superiores shkarkimi tirana vllaznia emanuel egbo ish- trajneri i tiranes kampionati i superiores shkarkimi tirana vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 20 Dhjetor 2020, 15:02

VIDEO/Milani, spektakël dhe rekord ndaj Sasuolos

ITALI – Milani bën gjithçka shumë të thjeshtë, në transfertën e kësaj jave kundër Sasuolos. Një ndeshje, të cilën kuqezinjtë e fillojnë me rekordin e gol...