Sport

VIDEO/ Inter jo i bukur në fushë, por ndaj Spezias mjaftojnë 3 pikët, Ismajli 90 minuta në fushë

20 Dhjetor 2020, 16:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Inter jo i bukur në fushë, por ndaj Spezias mjaftojnë 3

MILANO– Inter merr fitoren e 5-të rradhazi në kampionat dhe vazhdon të jetë aty për ti ushtruar presion kreut të klasifikimit që mbahet nga Milan ku distanca është vetëm 1 pikë larg. Një Inter jo i bukur në 90 minutëshin që u zhvillua në “San Siro” përballë Spezias, zikaltërit fitojnë 2-1 falë golave të Hakimit dhe Lukakut.

Një pjesë e parë që u mbyll me shifrat 0-0, ndërsa Inter tentoi disa herë me Ashley Young dhe Martinez por pa gjetur rrjetën. Në pjesën e dytë me disa zëvendësime Inter  ia doli të gjejë golin në minutën e 52-të me Hakimin. Ndërsa në minutën e 71-të, VAR ndërhyri në një moment kur futbollisti i Spezias preku topin me dorë dhe Lukaku realizoi golin e 11-të në kampionat.

Ndërsa kur ndeshja po shkonte drejt fundit Piccoli për miqtë shënoi por vetëm kaq. Ndërkohë që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ardian Ismajli luajti për 90 minuta.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter serie a spezia inter serie a spezia

Sondazh

Poll

Sport 20 Dhjetor 2020, 15:02

VIDEO/Milani, spektakël dhe rekord ndaj Sasuolos

ITALI – Milani bën gjithçka shumë të thjeshtë, në transfertën e kësaj jave kundër Sasuolos. Një ndeshje, të cilën kuqezinjtë e fillojnë me rekordin e gol...