Sport

VIDEO/Milani, spektakël dhe rekord ndaj Sasuolos

20 Dhjetor 2020, 15:02 Nga DOSJA
VIDEO/Milani, spektakël dhe rekord ndaj Sasuolos

ITALI – Milani bën gjithçka shumë të thjeshtë, në transfertën e kësaj jave kundër Sasuolos. Një ndeshje, të cilën kuqezinjtë e fillojnë me rekordin e golit më të shpejtë në historinë e kampionatit italian dhe kampionateve më të rëndësishëm europianë. I mjaftuan 6.7 sekonda dyshet Çalhanoglu dhe Rafel Leaos për të kaluar në avantazh.

 

Më pas gjithçka ishte në dorën e kuqezinjtë në këtë takim, të cilët shënojnë edhe në minutën 9-të, por një pozicion jashtë loje me centimetra i Selemakers zhvlerëson golin  Çalhanoglu.

Gjithsesi, brenda pjesës së parë, është Teo Hernandez, që bën një perkursion të spektakolar për t’i dhuruar asisitin me portë bosh, Selemakersit që nuk mund të gabonte, duke shënuar golin e dytë të këtij takimi. Ishte minuta e 26-të e ndeshjes…

Në pjesën dytë skuadra e Sasuolos arrin të jetë disi më e rrezikshme, deri sa 2 minuta përpara përfundimit të kohës së rregull shënon nga një goditje standarte pas devijimit të Hauge dhe me shifrat 2-1 përfundon kjo ndeshje duke cuar Milanin në 25 ndeshje pa humbje në Serinë A.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll