Bota

“Vaksinat janë false”/BBC rrëzon thashethemet mbi procesin e marrjes së dozave anti-Covid: Janë përdorur shiringa sigur

20 Dhjetor 2020, 17:53 Nga DOSJA
“Vaksinat janë false”/BBC rrëzon thashethemet mbi procesin

SHBA-Rrjeti mediatik botëror, BBC ka hedhur poshtë pretendimet se vaksinat anti-Covid që po u jepen zyrtarëve të lartë janë falso. Në një transmetim drejtpërdrejt vetë BBC ka publikuar një proces së marrjes së vaksinave nga zyrtarët politik në SHBA, ndërkohë që konspiracionistët janë shprehur se kjo është një mashtrim.

Në lidhje me këtë gjë vetë BBC e ka hedhur poshtë këtë gjë duke u shprehur se vaksinat që po përdoren për injektimin e kurës janë vaksina sigurie. Sipas BBC-së shiringat që po përdoren nga autoritetet shëndetësore janë vaksina sigurie dhe pas bërjes së injektimit, maja e tyre tërhiqet sipër dhe se këto lloj shiringash po përdoren nga personeli mjekësor për më shumë se 1 dekadë. Në shkrimin e saj BBC ka rrëzuar poshtë edhe pretendime për vdekjen e një infermiere në Alabama pas vaksinimit.

 “Një filmim i BBC-së po përdoret si provë në rrjetet sociale për të thënë se vaksinat COVID-19 janë të pavërteta. Klipi i transmetuar nga BBC këtë javë po shpërndahet në rrjet nga ata që po udhëheqin fushatën për të mos bërë vaksinën. Ata pretendojnë se shiringa false me maje që zhduket po përdoren nga autoritetet për të promovuar një vaksinë që nuk ekziston” shkruan BBC.

Ndërkohë që deri më tani, vaksina është  është miratuar për përdorim edhe në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Kuvajt, Bahrein, Arabi Saudite, Meksikë dhe Singapor, Belgjika, Greqia, Serbia.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bbc vaksina anti-covid bbc vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 20 Dhjetor 2020, 15:58

Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkës

Qytetarët në Bjellorusi marshuan në rrugët e Minskut më 20 dhjetor, duke i bërë thirrje Aleksandër Lukashenkës që të largohet nga pushteti.Që prej gushtit, kur ...