Bota

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe flet për masat parandaluese: Kufizimet antiCOVID-19 mund të zgjasin me muaj

20 Dhjetor 2020, 15:32 Nga DOSJA
Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe flet

BRITANIA E MADHE-Mutacioni i ri i Covid-19, ka bërë që qeveria në Britaninë e Madhe të marri masa parandaluese. Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock ka thënë se këto masa mund të zgjasin me muaj, pasi kjo është një sfidë e re që po përballet vendi.

Tani që e dimë se sa shpejt po përhapet ky variant i ri i virusit, do të jetë shumë e vështirë për ta mbajtur atë nën kontroll derisa vaksina të shpërndahet gjerësisht në vend.  Ky (lloji i ri) është një sfidë e madhe, derisa të mund të bëjmë që vaksina ti mbrojë njerëzit. Kjo është ajo me të cilën do të përballemi gjatë dy muajve të ardhshëm,”-ka thënë  ai.

Britania e Madhe, ditën e djeshme ka vendosur masa të reja, pasi studiuesit kanë dalë në përfundim se një lloji mutacioni i Covid-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë Britaninë e Madhe. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Belgjika dhe Danimarka. Kjo situatë ka shqetësuar dhe OBSH-në, e cila i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të shtojnë kontrollet për identifikuar rastet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe matt hancock britania e madhe matt hancock

Sondazh

Poll