Bota

Mutacioni i ri i Covid-19 në Britaninë e Madhe/ OBSH-ja paralajmëron vendet anëtare të rrisin kontrollet për identifikimin

20 Dhjetor 2020, 14:51 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid-19 në Britaninë e Madhe/ OBSH-ja

EVROPË-Organizata Botërore e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje anëtarëve të saj në Evropë që të rrisin kontrollet e tyre, në lidhje me mutacionin e ri të Covid-19 që është përhapur në Britaninë e Madhe.  Sipas mediave të huaja, deri më tani janë raportuar raste infektimi me mutacionin e ri në Danimarkë 9, si dhe në Holandë dhe Australi.

Mutacion i ri po përhapet me shpejtësi, por shkencëtarët nuk besojnë që ajo të jetë më vdekjeprurëse se virusi aktual. Sakaq, ende nuk ka asnjë provë sesi reagon mutacioni i ri ndaj vaksinave.

Ndërkohë, disa zona të Britanisë, përfshirë Londrën, po përballen me masa shumë më të rrepta të vendosura nga qeveria për të shmangur përhapjen e virusit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i koronavirusit mutacioni i koronavirusit

Sondazh

Poll