Bota

Policia në Nigeri liron 84 fëmijë të rrëmbyer, pas një beteje me armë mes grupit dhe forcave të sigurisë

20 Dhjetor 2020, 15:50 Nga DOSJA
Policia në Nigeri liron 84 fëmijë të rrëmbyer, pas

NIGERI-Policia në Nigeri, ka bërë të mundur shpëtimin e 84 adoleshentëve, të cilët u rrëmbyen ditën e djeshme.

Sipas BBC,  fëmijët u kapën nga persona të armatosur, kur po ktheheshin në shtëpi në fshatin Mahuta pasi morën pjesë në një ceremoni fetare. Fëmijët u lanë të lirë pas një beteje me armë midis rrëmbyesve dhe forcave të sigurisë.

Sakaq, ky është rrëmbimi i dytë masiv në shtetin Katsina të Nigerisë në tetë ditë. Të premten, 344 nxënës, të cilët u rrëmbyen nga shkolla e tyre me konvikt në qytetin Kankara një javë më parë u lanë të lirë.

Policia e shtetit Katsina, në një deklaratë pas rrëmbimit të fundit, ka thënë se të paktën 80 nga ata që ishin rrëmbyer ishin studentë të një shkolle islamike të quajtur Hizburrahim Islamiyya, por nuk zbuloi më shumë në lidhje me identitetin e sulmuesve ose motivet e tyre, duke iu referuar atyre si “banditë”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota femijet e rrembyer ne nigeri femijet e rrembyer ne nigeri

Sondazh

Poll