Bota

Afër ditës së shumëpritur/ Joe Biden vaksinohet publikisht nesër, zv/Presidentja Harris një javë pas tij  

20 Dhjetor 2020, 15:11 Nga DOSJA
Afër ditës së shumëpritur/ Joe Biden vaksinohet publikisht

SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill do të vaksinohet ditën e nesërme me vaksinën anti-Covid. Lajmin e ka bërë të ditur ish-sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë në SHBA, Jen Psaki. Në një intervistë për mediat ajo deklaroi se Presidenti i zgjedhur së bashku me partneren e tij do ta marrin publikisht vaksinën ditën e nesërme.

Psaki në fjalën e saj gjithashtu ka konfirmuar se zv/Presidenja Kamela Harris së bashku me bashkëshortin e saj, Doug Emhoff do të vaksinohen javën e ardhshme. Vaksinimi i këtyre dy do të bëhet po publikisht në mënyrë që të ndikojnë në publik.

Vaksinimi i popullsisë në SHBA ka nisur 14 dhjetor me punonjësit e shëndetësisë të parët dhe personat që janë më shumë të rrezikuar. Deri tani janë vaksinuar mbi1.6 milion persona në të gjithë Amerikën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biden merr vaksinen anti-covid joe biden kamella harris biden merr vaksinen anti-covid joe biden kamella harris

Sondazh

Poll