Bota

Bullgaria planifikon të nisë vaksinimin kundër COVID-19 në fund të dhjetorit, në tre qytete kryesore

20 Dhjetor 2020, 16:18 Nga DOSJA
Bullgaria planifikon të nisë vaksinimin kundër COVID-19 në

BULLGARI-Bullgaria do të nis vaksinimin e popullsisë më 27 dhjetor. Sipas Reuters, shefi i Inspektoratit shëndetësor, Angel Kunchev ka thënë se vaksina do të administrohen në tri qytetet kryesore të Bullgarisë. Si të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, Bullgaria po pret që Agjencia Medicinale Evropiane (EMA), të miratojë vaksinën kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, e cila pritet ta lajmërojë më 21 dhjetor.

Sipas Kucher, vendi pret që kamionetë me doza të vaksinën të vijnë nga Belgjika dhe t’iu shpërndahen të gjitha vendeve anëtare të BE-së më 24 dhjetor, ndërsa në Bullgari mund arrijnë në orët e vona të 25 dhjetorit apo më 26 dhjetor.

Ne jemi të përgatitur dhe do të nisim vaksinimin një ditë më vonë, më 26 dhjetor, në spitalet e qytetit të Sofjes, Varnës dhe Burgasit,”-ka thënë Kuchev.

Bëhet e ditur se Bullgaria do të marrë kontingjentin e parë të vaksinave prej 10,000 vaksinash dhe Kunchev tha se pret që edhe 57,000 vaksina të tjera të arrijnë në janar, ndërkaq në muajt në vijim do të vijnë dozat e tjera.

Që prej fillimit të pandemisë në Bullgari janë shënuar  191,029 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë  6,551 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angel kunchev belgjike angel kunchev belgjike

Sondazh

Poll

Bota 20 Dhjetor 2020, 15:58

Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkës

Qytetarët në Bjellorusi marshuan në rrugët e Minskut më 20 dhjetor, duke i bërë thirrje Aleksandër Lukashenkës që të largohet nga pushteti.Që prej gushtit, kur ...