Bota

Theu rregullat anti-Covid, gjobitet Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selimi: Do ta paguaj dënimin

20 Dhjetor 2020, 14:19 Nga DOSJA
Theu rregullat anti-Covid, gjobitet Ministri i Drejtësisë në

KOSOVË- Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi ëshët gjobitur nga policia për shkak se ka thyer masat që janë vendosur për parandalimin e Covid. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri në Facebook, ku ka shkruar se ka pranuar që ta paguaj gjobën e marr. Më tej ai ka thënë se policia ka patur një sjellje plotësisht profesionale.

“Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij”,tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë numri i persona me Covid është 48.905 ndërsa, 1.256 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjobitet ministri i drejtesise ne kosove selim selimi gjobitet ministri i drejtesise ne kosove selim selimi

Sondazh

Poll