Bota

“Sa të jem un president nuk ka njohje të Kosovës”/ Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiç: Nuk ka marrëveshje me Serbinë

20 Dhjetor 2020, 14:53 Nga DOSJA
“Sa të jem un president nuk ka njohje të Kosovës”/

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur Presidentit serb Aleksandër Vuçiç për deklaratën që tha se nuk do të njoh Kosovën si shtet deri sa të jetë në pushtet. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se marrëveshje me Serbinë nuk do të ketë pa njohjen e plotë të Kosovës si shtet të pa varur. Në postimin e tij ai ka shkruar se Kosova është e përkushtuar plotësisht ndaj nënshkrimit të një marrëveshje me Serbinë por nuk po sheh të njëjten gjë nga ana e kësaj të fundit. Në fund të shkrimit të tij Hoti ka thënë se Kosova do të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian edhe panjohjen nga ana e Serbisë.

“Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke. Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së. Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian,” shkroi ai.

Një një intervistë për mediat serbe, Vuçiç ka deklaruar se deri në vitin 2022 sa të jetë në pushtet nuk do të ketë një njohje të Kosovës. Më pas ai tha se e ka populli serb në dorë nëse do ta jap “dritën jeshile” për njohjen e Kosovës, apo jo.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic avdullah hoti konflikti kosove-serbi aleksander vucic avdullah hoti konflikti kosove-serbi

Sondazh

Poll