Aktualitet

20 Dhjetor 2020, 11:03 Nga DOSJA

SPANJË– Një 42-vjeçar shqiptar u ekzekutua me armë zjarri më 18 dhjetor të këtij viti në një restorant të Spanjës.

‘Daily Mail’ shkruan se shqiptari u qëllua për vdekje nga një person i maskuar, përpara të dashurës së tij britanike në një lokal pranë Benidorm dhe vrasja ishte e lidhur me trafikun e drogës.

Shqiptari u qëllua për vdekje nga një person i armatosur me maskë i cili u largua nga vendi i ngjarjes pas vrasjes. Raportohet se viktima ishte i njohur për policinë që po heton vrasjen.

Media e huaj shkruan se ai është qëlluar të paktën pesë herë në një lokal spanjoll i quajtur ‘The Orange Tree’.

Viktimës dhe partneres së tij nuk u janë bërë ende publik emrat, dhe pronarët e lokalit ku ndodhi ngjarja nuk kanë dhënë asnjë dëshmi.

Policia konfirmoi dje se i vdekuri ishte shqiptar dhe se asnjë arrestim nuk ishte bërë ende, ndërsa për të dashurën që thuhet se ishte britanike, zyrtarët nuk kishin asnjë informacion që mund të lëshonin në lidhje me vërtetësinë për kombësinë e saj.

Një zëdhënës i Gardës Civile, i cili po heton vrasjen, tha se ka shumë pak dëshmitarë, që vështirsojnë zbardhjen e vrasjes.

Hetuesit janë përqëndruar në teorinë se vrasja është e lidhur me një operacion policor kundër tregtisë së drogës muajin e kaluar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet detaje nga mediat e huaja spanje vrasja e 42 vjecarit shqiptar detaje nga mediat e huaja spanje vrasja e 42 vjecarit shqiptar

Sondazh

Poll