Aktualitet

Vrau me kallashnikov 41 vjeçarin për derrat, gjykata jep vendimin për Vangjel Polovinën

20 Dhjetor 2020, 10:08 Nga DOSJA
Vrau me kallashnikov 41 vjeçarin për derrat, gjykata jep vendimin

BERAT– Gjykata e Beratit jep masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Vangjel Polovina i cili vrau me kallashnikov 3 ditë më parë në një lokal të fshatit Goraj 41-vjeçarin Ajet Guneli.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Fierit, autori ka shprehur pendesë për krimin. Ai është shprehur se viktima Ajet Guneli e ka kërcënuar se do ta vriste, ndërsa nuk i kishte asnjë borxh lidhur me stallën që i kishte marrë me qira prej muajsh.

Prokurori i çështjes, Dritan Gripshi, i ka kërkuar gjykatës vlerësimin e ligjshëm të arrestimit të Polovinës dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Ngjarja e rëndë ndodhi para tre ditësh. Vangjel Polovina, i cili kishte marrë me qira stallën e derrave të Gunelit e ekzekutoi qiramarrësin e tij. Ai shkoi në lokalin ku 37-vjeçari po pinte kafe dhe e vrau. Sipas Polovinës, shkak janë bërë ofendimet e shumta që ai merrte çdo ditë nga pronari i stallës dhe problemet me qiranë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ajet guneli vangjel polovina vritet ajet guneli ajet guneli vangjel polovina vritet ajet guneli

Sondazh

Poll