Aktualitet

Po darkonte me bashkëshorten në restorant/ Identifikohet shqiptari i ekzekutuar me 5 plumba në Spanjë, jeta e luksit jashtë

20 Dhjetor 2020, 09:42 Nga DOSJA
Po darkonte me bashkëshorten në restorant/ Identifikohet shqiptari i

SPANJË– Brandon Bregu 42 vjeç nga Lushnja, është identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh dhe sipas medieve të huaja, shqiptari është vrarë në restorantin ‘The Orange Tree’ në El Albir, teksa po hante me bashkëshorten e tij.

42-vjeçari u qëllua për vdekje me 5 plumba nga një person imaskuar. Mediat vendase kanë bërë me dije se Policia spanjolle si pistë kryesore po heton larjen e hesapeve por nuk dihen detaje të tjera.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë filluar dhe pista kryesore është ajo e “spiunimit”, pasi nëntorin e shkuar 6 persona u arrestuan në të njëjtën zonë për falsifikim dokumentesh, trafik droge dhe grup kriminal. Mes të arrestuarve kishte edhe shqiptarë. Megjithatë nuk është bërë me dije nëse viktima ishte pjesë e grupit, apo një nga elementët që u përdor për shkatërrimin e tyre.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet shqiptari ne spanje spanje ekzekutohet shqiptari ne spanje spanje

Sondazh

Poll