Organizoi muzikë live për të tretën herë/ Arrestohet 45-vjeçari i dënuar më parë për vrasje me dashje në tentativë
20 Dhjetor 2020, 10:46Nga DOSJA
KRUJË– Një 45 vjeçar nga Miloti është arrestuar nga policia në Krujë pasi organizoi muzikë live jashtë orarit të ndalimit.
Shtetasi me iniciale K. (B). L., 45 vjeç, banues në Milot, i arrestuar, rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.
Policia njofton se 45-vjeçari, në periudha të ndryshme kohore është proceduar dhe 2 herë të tjera, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke organizuar muzik live, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, pasi u konstatua në subjektin e tij duke organizuar muzikë live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Strukturat e Policisë Krujë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë kontrolleve kanë konstatuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit K.(B).L., i cili kishte organizuar muzikë live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të caktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjëndjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë “, shtetasi K. (B). L., 45 vjeç, banues në Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.
Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore është proceduar dhe 2 herë të tjera, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke organizuar muzik live, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– Gjykata e Beratit jep masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Vangjel Polovina i cili vrau me kallashnikov 3 ditë më parë në një lokal t...
TIRANË– Arkitekti i njohur Astrit Seranaj është dhunuar nga policia pasi u shoqërua nga policia në komisariat mbrëmjen e kaluar së bashku me aktivistët e t...
SPANJË– Brandon Bregu 42 vjeç nga Lushnja, është identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh dhe sipas mediev...
LEZHË– Policia e Lezhës ka vënë në pranga një prej autorëve të vrasjes së efektivit Xhulio Prela ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër. Konflikti m...
BERAT– Qyteti i Beratit është një nga më të prekurit nga virusi. Së fundmi, raportohen 9 raste të reja brenda 24 orëve në këtë qytet.Në shkolla janë prekur dy m...
TIRANË– Zbardhet vrasja e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Xhulio Prela. Dy javë pas krimit të ndodhur, Policia e Shtetit përmes një njoftimi ...
DURRËS-Një punonjës policie në Durrës ka denoncuar në faqen e ‘JOQ’ për drejtorin Ndue Doçin.Personi, identitetin të cilin nuk e ka bërë publik shkr...
TIRANË– Regjisori Kadri Metohu ka ndërruar jetë disa ditë pasi ishte infektuar me koronavirus. Ikona e TVSH-së ka ndërruar jetë në moshën 90 vje&cced...