Aktualitet

Vrau për dritat e makinës efektivin e policisë/ Ky është Nikoll Sherrniku, 26 vjeçari i arrestuar nga policia

20 Dhjetor 2020, 09:55 Nga DOSJA
Vrau për dritat e makinës efektivin e policisë/ Ky

LEZHË– Ky është 26-vjeçari Nikoll Sherrniku, personi i arrestuar nga policia si autori i dyshuar i ekzekutimit të Xhulio Prelës në aksin Lezhë-Milot në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor.

Konflikti mes Prelës dhe dy autorëve dyshohet të ketë nisur pas një sherri momental. Bëhet me dije se dy palët janë konfliktuar për dritat e makinës së njërës prej tyre që rrezatonin mbi palën tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit. Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”.

Sipas familjarëve të tij, i riu ka pasur konflikte për shkak të detyrës, ndërkohë që nuk përjashtohen as pista të tjera. Së fundmi është mësuar se i riu kishte marrë borxh, një pistë kjo që është hetuar por është rrëzuar nga grupi hetimor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nikoll sherrniku vritet xhulio prela nikoll sherrniku vritet xhulio prela

Sondazh

Poll