Aktualitet

Vrasja e efektivit Xhulio Prela, arrestohet Nikoll Sherrniku, shpallet në kërkim ndërkombëtar një tjetër person, Brilant M

20 Dhjetor 2020, 08:55 Nga DOSJA
Vrasja e efektivit Xhulio Prela, arrestohet Nikoll Sherrniku, shpallet në

TIRANË– Zbardhet vrasja e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Xhulio Prela. Dy javë pas krimit të ndodhur, Policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se pasditen e djeshme ka vënë në pranga Nikoll Sherrnikun, i cili është autori i dyshuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela. Gjithashtu është shpallur në kërkim Brilant Martinaj, i cili dyshohet se ka pasur rolin e bashkëpunëtorit në këtë ngjarje.

Burime nga grupi hetimor, i përbërë nga specialistët e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë, specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë kanë bërë me dije se i gjithë sherri mes të rinjve ka nisur për dritat e makinës së njërës prej tyre që rrezatonin mbi palën tjetër.

Të rinjtë kanë debatuar fillimisht, ngjarje që ka degjeneruar në vrasjen e efektivit. Tashmë Sherrniku është vënë në pranga dhe të hënën (21 dhjetor) do të dalë para trupit gjykues ku do të njihet me masën e sigurisë ndërsa Martinaj ndodhet jashtë Shqipërisë.

Dosja.al ka mësuar se Martinaj është në një spital në Turqi me familjarët, për arsye shëndetësore. I riu do të kthehet brenda javës në Shqipëri ku do të shkojë me këmbët e tij në komisariat për tu dorëzuar dhe për të sqaruar çështjen në të cilë dyshohet se është përfshirë. Dosja.al ka mësuar gjithashtu se Martinaj pretendon se është i pafajshëm dhe se po akuzohet vetëm për faktin se ka kaluar në atë zonë, në të njëjtën orë me kohën kur ka ndodhur krimi i rëndë. Ai ka gjithashtu edhe një alibi të fortë, që do ta tregojë vetë para uniformave blu.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit. Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”, pasi kthehej nga Shkodra për në Tiranë. Tashmë, grupi hetimor po kërkon armën e krimit, që ende nuk është gjetur.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brilant martinaj nikoll sherrniku vritet xhulio prela brilant martinaj nikoll sherrniku vritet xhulio prela

Sondazh

Poll