Aktualitet

Vrasja e efektivit/ Zbardhet sherri, autorët dhe viktima dyshohet se u konfliktuan për dritat e makinës

20 Dhjetor 2020, 09:30 Nga DOSJA
Vrasja e efektivit/ Zbardhet sherri, autorët dhe viktima dyshohet se u

LEZHË– Policia e Lezhës ka vënë në pranga një prej autorëve të vrasjes së efektivit Xhulio Prela ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër. Konflikti mes Prelës dhe dy autorëve dyshohet të ketë nisur pas një sherri momental. Bëhet me dije se dy palët janë konfliktuar për dritat e makinës së njërës prej tyre që rrezatonin mbi palën tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit. Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”.

Sipas familjarëve të tij, i riu ka pasur konflikte për shkak të detyrës, ndërkohë që nuk përjashtohen as pista të tjera. Së fundmi është mësuar se i riu kishte marrë borxh, një pistë kjo që është hetuar por është rrëzuar nga grupi hetimor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela vritet xhulio prela

Sondazh

Poll