Aktualitet

“Më rrahën për 10 minuta, e kam krahun e ndrydhur”/ U arrestua bashkë me aktivistët e tjerë, Arkitekti Seranaj zbulon

20 Dhjetor 2020, 10:08 Nga DOSJA
“Më rrahën për 10 minuta, e kam krahun e ndrydhur”/ U

TIRANË– Arkitekti i njohur Astrit Seranaj është dhunuar nga policia pasi u shoqërua nga policia në komisariat mbrëmjen e kaluar së bashku me aktivistët e tjerë.

Në një intervistë për Fax News, Seranaj ka thënë se u shoqërua pa asnjë arsye, ndërsa shprehet se ndjen dhimbje të tmerrshme për shkak se u rrah për 10 minuta nga policia

Ai ka treguar se do të kryejë raportin mjeko-ligjor për të nxjerrë para drejtësisë këdo që ka ngritur dorën ndaj tij.

Pa asnjë shkak, po shkoja tek pedonalja kur më shoqëruan me dhunë. Ajo që më ndodhi mua është se u ktheva mbrapa dhe dola mbrapsht dhe policët që ishin aty e më kanë njohur, më ushtruan dhunë dhe për 10 minuta sa erdhi makina e policisë, dhimbjet ishin aq të tmerrshme sa bërtisja. Kam ndrydhje të krahut të majtë, brenda në komisariat me goditi me shpullë një polic.

Në momentin fillestar isha vetëm, pastaj mu afruan miq. Videot ja fshinë Ergys Mërtirit se e kishte filmuar të gjithë dhunën ndaj meje dhe aktivistëve të tjerë. Nuk e mbaj mend kur kemi dalë por kemi qëndruar nga ora 19.00 deri në 23.00. Për orë më radhë nuk më lejuan të takoj avokatin”, tha Seranaj.

Anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, u shoqëruan ne komisariat pasi kishin marrë pjesë në protestat për vrasjen e Klodian Rashës. Të shoqëruarit janë arkitekti Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit seranaj dhunohet nga policia astrit seranaj dhunohet nga policia

Sondazh

Poll