Aktualitet

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitoi familjen e Klodian Rashës, qëndroi 10 minuta, i shprehu mirënjohjen për që

20 Dhjetor 2020, 10:42 Nga DOSJA
Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitoi familjen e

TIRANË– Ministri i ri i Brendshëm Bledi Çuçi ka vizituar ditwn e sotme familjen e të ndjerit Klodian Rasha i cili u vra më 8 dhjetor nga efekti i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Çuçi u shoqërua nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policis së Shtetit, Albert Dervishaj dhe kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Muhamet Rrumbullaku.

Takimi zgjati vetëm 10 minuta aty ku Çuçi i shprehu familjes mirënjohje për qëndrimin që kanë mbajtur gjatë këtyre ditëve të vështira.

Çuçi ka vetëm tre ditë që e ka marrë zyrtarisht detyrën, pas largimit të Sandër Lleshajt.  Lleshaj dha dorëheqjen pas vrasjes së Rashës dhe në nisje të protestave të zjarrta që u përhapën në disa qytete të Shqipërisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledi cuci minister i brendshem familja rasha bledi cuci minister i brendshem familja rasha

Sondazh

Poll