Politike

Rama thumbon Bashën: Do pushtetin, të aplikojë tek platforma dhe do marrë përgjigje për 10 ditë (VD)

12 Shkurt 2019, 17:03 Nga DOSJA
Rama thumbon Bashën: Do pushtetin, të aplikojë tek platforma dhe

LEZHË- Kryeministri Edi Rama, nga Lezha nuk ka lënë pa përmendur dhe platformën e bashkë qeverisjes duke i sugjeruar qytetarët që të dërgojnë aty të gjitha ankesat.

Ndër të tjera, Rama ka ironizuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha duke i sugjeruar që të aplikonte tek platforma për të marrë pushtetin.

“Unë nuk ka kam dëgjuar asnjë shqiptarë që thotë se nuk i takon ajo që kërkon, të gjithë thonë më takon. Deri më tani nuk më ka ndodhur. Ti shiko Lulin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe thotë “dua pushtetin”. E kupton ti do pushtet pa fituar zgjedhje, po dhe ai të aplikojë tek platforma që të marrë përgjigje për 10 ditë. Po halli nuk është i Lulit se ai e ka në terezi, po halli është i atyre që i rrinë nga mbrapa’, shtoi ndër të tjera Rama.

Më tej, Rama ka folur edhe për protestën e 16 shkurtit duke u shprehur se qëllimi i vetëm i Bashës është që të takohet me kryeministrin.

 “Prapë do më takojë po ja të bëjë cik sikur nuk do, se këtë stilin kështu e ka ai me çadra e protesta. Është mesazh dashurie që nuk e thotë dot hapur. Dhe thotë që kësaj radhe e ka seriozisht. Ai seriozisht ka vetëm atë, që do të më takojë mua. Ka humbur zgjedhjet, e pa fituar asnjë palë zgjedhje e thotë më takon pushteti Luli. Të shkruajë dhe ai tek platforma, dhe për 10 ditë do i kërkojë përgjigje.”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lezhe lulzim basha edi rama lezhe lulzim basha

Sondazh

Poll