Sport

Asnjë afrikan ndër më të mirët e “France Football”, shpërthen Eto’o: “Ne nuk ekzistojmë”

17 Dhjetor 2020, 11:49 Nga DOSJA

ITALI – Samuel Eto’o e kemi parë atë të bashkohet me një videoklip muzikor, por tani ai flet për arsye shumë më të rëndësishme. Ish-sulmuesi nga Kameruni, por që ka luajtur edhe me  Barcelonën dhe Interin, reagoi për mungesën e lojtarëve afrikanë në “ekipin” e 33 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, sipas revistës “France Football.”

“Si mundet “France Football” të zgjedhë midis lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe të mos përfshijë ndonjë futbollist afrikan në listën e tij me 33 lojtarë? Ky vendim nuk është absolutisht i besueshëm”.

Gjithçka fillon me këtë deklaratë, të bërë nga një gazetar i njohur i “BBC” në Twitter. Përgjigja për pyetjen e tij, megjithatë, është një dhe vjen direkt nga një prej atyre që ka shkruar faqe dhe faqe të historisë ndërkombëtare të futbollit: Samuel Eto’o.

Ish-qendërsulmuesi, që ka luajtur për Interin dhe Barcelonën, u përgjigj me vendosmëri: “Ne afrikanët, nuk ekzistojmë”. Në fakt, në listën e zgjedhur nga “France Football” ka shumë lojtarë, por midis tyre as edhe një talent afrikan nuk përmendet, pavarësisht nga fakti se me kalimin e viteve, ka pasur disa lojtarë që janë spikatur, përfshirë kamerunasin.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anketa e france football ish-sulmuesi i interit dhe barcelones samuel eto'o anketa e france football ish-sulmuesi i interit dhe barcelones samuel eto'o

Sondazh

Poll