Sport

VIDEO/Mesfushori shqiptar Alioski, shënon golin e parë në Premier League

17 Dhjetor 2020, 11:09 Nga DOSJA
VIDEO/Mesfushori shqiptar Alioski, shënon golin e parë në Premier

ANGLI – Mesfushori shqiptar i Lids Junajtid, ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij ndaj Njukasëll, për javën e 13-të të Premier League. Ezgjan Alioski si gjithmonë, edhe në këtë takim, ka qenë titullar për skuadrën e tij, e cila arriti fitore të thellë 5-2 ndaj Njukasëll.

Futbollisti shqiptar i kombëtares së Maqedonisë së Veriut arriti të realizojë golin e katërt në këtë takim. Në minutën e 85-të të takimit, 28-vjeçari mori një asist të bukur nga Hernandez, të cilin nuk e shpërdoi, duke shënuar me lehtësi. Për Alioskin ky ishte goli i parë në elitën e futbollit anglez, i cili nën urdhrat e trajnerit Bielsa po luan si mbrojtës i majtë.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ezgjan alioski lids junajtid njukasell premier league shqiptari i maqedonise trajneri bielsa ezgjan alioski lids junajtid njukasell premier league shqiptari i maqedonise trajneri bielsa

Sondazh

Poll