Aktualitet

Kultivuan lëndë narkotike në faqen e një mali, në pranga 19-vjeçari i shpallur në kërkim

17 Dhjetor 2020, 13:53 Nga DOSJA
Kultivuan lëndë narkotike në faqen e një mali, në

KORÇË– Policia e Korçës, ditën e sotme ka arrestuar Davis Zaçen, djalin e Ilirjan Zaçe i cili është arrestuar disa muaj më parë nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike në Korçë. Davis Zeço ishte shpallur në kërkim në gusht të këtij viti pasi policia zbuloi se ai bashku me disa persona të tjerë kultivonin lëndë narkotike. Në mungesë të 19-vjeçarit, gjykata e Korçës i kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg ndërkohë që arrestoi dhe la në burg Oltian Shahollin (kryeplaku i fshatit) të cilin e liruan më pas, Muhamet Shahollin, Elvis Shahollin, Ilirjan Zaçe.

Policia në gusht të këtij, viti një parcelë ku ishin mbjellë 60 rrënjë kanabis në shpatin e një mali të pyllëzuar në krahun e majtë të rrugës Voskop-Lavdar. Kjo parcelë e mbjellë me bimë të dyshuara narkotike është fotografuar dhe filmuar nga policia gjyqësore. Pas ndërhyrjes së punonjësve të policisë këta janë larguar me vrap nga parcela, por Muhamet Shaholli, është kapur nga punonjësit e policisë, ndërsa Davis Zaçe, është larguar me vrap duke përfituar edhe nga terreni i thyer malor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe një sasi prej 65 fishekë automatiku kallashnikovi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davis zaçen ilirjan zaçe davis zaçen ilirjan zaçe

Sondazh

Poll