VIDEO/ Vaksinohet me Pfizer shqiptari i parë në botë, mesazhi për bashkëkombasit: S’kam patur as temperaturë, as dhimbje
17 Dhjetor 2020, 12:17Nga DOSJA
SHBA- Shqiptari i parë që vaksinohet me vaksinën kundër COVID19, është Arjet Gega. Mjeku shqiptar punon si specialist i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it. Në një intervistë për Top Channel, ai iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëjnë vaksinën pa mëdyshje dhe pa iu kushtuar rëndësi teorive konspirative.
“Nuk e prisnim të kishte kaq shumë efikasitet. Ka kaluar gjysmë dite, s’kam patur as dhimbjen e krahut që është e zakonshme me të gjithë vaksinat. S’kam patur as temperaturë dhe as ethe. Më pak se 10% e pacientëve kanë patur temperaturë, unë nuk kam patur. Duhet të mendojmë si ta fitojmë këtë betejë. Qesh kur dëgjoj ata që thonë do të na ndjekim me çip. Mesazhi im: Ju lutem vaksinohuni. Problemi është që vaksinat nuk janë të disponueshme, por kur të jenë, çdo shqiptar duhet të vaksinohet, pa asnjë mëdyshje dhe gjithnjë iu them atyre që lëshojnë mesazhe të painformuara jashtë fushës së tyre të ekspertizës se po rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe jetën”-tha Gega.
Vaksinimi ka nisur tashmë në Britaninë e Madhe, SHBA, Meksikë, Singapor, Emiratet e Bashkuara, dhe Kanada. Ndërsa në Bashkimin Evropian, vaksinimi do të fillojë më 27 dhjetor 2020.
(F.g.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN-2 persona janë arrestuar në Elbasan ditën e sotme. Policia ka bërë të ditur se kanë vënë në pranga personat me iniciale L.Gj 33 vjeç dhe G.G 36 v...
TIRANË- Anton Keli, 51 vjeç, kushëriri i Preng dhe Tonin Gjinit dyshohet se është vrarë nga dy vrasës me pagesë. Burime nga grupi hetimor i thanë Do...
VLORË– Më shumë se 30 adoleshentë janë përfshirë ditën e sotme në një sherr masiv me thika në qytetin e Vlorës.Të rinjtë kanë terrorizuar qytetarët të cilë...
TIRANË– Thellohet misteri i krimit makabër në Itali. Mediat italiane shkruajnë se Shpëtim dhe Teuta Pasho, çifti shqiptar që u gjet i vrarë dhe i co...
BERAT– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur në qytetin e Beratit. Mësohet se Vangjel Polovina, personi që ekzekutoi me armë zjarri...
BERAT– Dosja.al ka zbardhur detaje nga vrasja e ndodhur paraditen e sotme në Berat. Mësohet se autori i krimit, Vangjel Polovina, në momentin që është vënë në p...
BERAT– Dosja.al ka zbardhur protagonistët e vrasjes së Berat. Mësohet se autori i krimit është Vangjel Polovina, 44 vjeç, i cili ekzekutoi me armë zjarri...
BERAT– Ekzekutohet me armë zjarri Ajet Gunila. 41-vjeçari ishte në një lokal pranë liqenit të fshatit Gjoraj të Beratit kur personi që i kishte marrë me ...