Aktualitet

Kapen në flagrancë duke transportuar 7 emigratë të paligjshëm, arrestohen dy persona

17 Dhjetor 2020, 11:49 Nga DOSJA
Kapen në flagrancë duke transportuar 7 emigratë të

ELBASAN-2 persona janë arrestuar në Elbasan ditën e sotme. Policia ka bërë të ditur se kanë vënë në pranga personat me iniciale L.Gj 33 vjeç dhe G.G 36 vjeç për transport të paligjshëm të 7 emigrantëve. Arrestimi është bërë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Dy personat e arrestuar po transportonin 7 emigrantë kundrejt fitimit 200 euro per person.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Vihen në pranga 2 shtetas, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 7 shtetas të huaj nga vendet e treta. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Librazhd, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 200 euro për person, kapën dhe arrestuan shtetasit: L. Gj., 33 vjeç, banues në Durrës dhe G. G., 36 vjeç, banues në Fier. Këto shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, duke transportuar 7 shtetas të huaj me mjetin e tyre. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime e mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e elbasanit policia e elbasanit

Sondazh

Poll