Aktualitet

Gjykata Kushtetuese drejt bërjes funksionale, Kuvendi voton me 96 vota pro Altin Binajn

17 Dhjetor 2020, 13:39 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese drejt bërjes funksionale, Kuvendi voton me 96 vota pro

TIRANË– Plotësohen vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi i Shqipërisë votoi sot me 96 vota pro emrin e Altin Binajt, i cili bëhet kështu anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Me votimin e Binajt tashmë duhet edhe një anëtar për të plotësuar kuorumin e nevojshëm duke e bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.

Votimi në Kuvend pason vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që i dërgoi Kuvendit emrin e Binajt, në vend të Fatos Lulos, anëtar i shkarkuar i Gjykatës Kushtetuese. 

Gjykata Kushtetuese është jo funksionale që prej muajit maj të vitit 2018. Tashmë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji. Gjykatës Kushtetuese i duhen 9 anëtarë në total, por tri vendet e tjera do të plotësohen pas vënies në punë të Gjykatës së Lartë, e cila gjithashtu nuk është funksionale. 

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin binaj gjykata kushtetuese altin binaj gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll