Aktualitet

U ekzekutua nga vrasës me pagesë! Pistë e re hetimi për vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen, policia në ‘udhëkryq’, dhj

17 Dhjetor 2020, 11:48 Nga DOSJA
U ekzekutua nga vrasës me pagesë! Pistë e re hetimi për

TIRANË- Anton Keli, 51 vjeç, kushëriri i Preng dhe Tonin Gjinit dyshohet se është vrarë nga dy vrasës me pagesë. Burime nga grupi hetimor i thanë Dosja.al, se mënyra e ekzekutimit dhe largimit nga vendi i ngjarjes janë tipike të një skeme ekzekutimi me porosi. Policia e Shtetit ka shoqëruar dhjetra persona, por asnjëri prej tyre nuk është i dyshuar për ngjarjen.

51-vjeçari u vra me 3 plumba që i prekën trupin, ndërsa në vendngjarje u gjetën 6 gëzhoja të cilat janë duke u ekzaminuar me shpresën e gjetjes së armës që i mori jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, të cilat janë pranë vendit të ngjarjes, por viktima e kishte makinën të parkuar pranë pallatit, dhe në këtë vend, nuk është mundur të filmohet asgjë. Por, kamerat kanë fiksuar momentet kur viktima ka shkuar i plagosur për të kërkuar ndihmë në marketin e Petrit Reçit. 

Anton Keli, 51 vjeç, u qëllua për vdekje dy ditë më parë në Rrëshen. Ai ishte kushëriri i Tonin dhe Preng Gjinit, dy persona që rrjedhin nga një familje që prej vitesh është në hasmëri me fisin Reçi. Edhe kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sagën e hakmarrjeve por vetë familja Reçi është tërhequr duke deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me këtë ekzekutim. Keli jetonte jashtë shtetit bashkë me familjen, por erdhi në Shqipëri për të takuar të ëmën për festat e fundviti, që nuk arriti t’i priste.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet petrit reci vritet anton keli petrit reci vritet anton keli

Sondazh

Poll