Aktualitet

E bëri shoshë me 62 plumba! Viktima dhe autori pinë kafe para krimit në Berat, miku i Gunelit shpërthen në lot para kamera

17 Dhjetor 2020, 11:41 Nga DOSJA
E bëri shoshë me 62 plumba! Viktima dhe autori pinë kafe para

BERAT– Autori i vrasjes në Kuçovë Vangjel Polovina ka zbrazur një karikator të tërë mbi trupin e viktimës, Ajet Guneli. Dosja.al mëson se autori dhe viktima, ishin ulur të dy bashkë për të pirë kafe në lokalin pranë liqenit të fshatit Gjuraj në Berat.

Të dy, kanë debatuar fillimisht pasi Polovina kishte shkuar të kërkonte llogari nga Guneli, sepse pretendonte se ky i fundit e shante dhe e ofendonte çdo ditë. Të dy kishin edhe debate mbi qiranë e stallës së derrave që Polovina i kishte marrë Gunelit.

Pas debatit, dyshja janë përleshur fizikisht, ndërsa më pas gjithçka ka agravuar në përdorimin e armëve. Polovina ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar plot 62 herë në drejtim të Gunelit duke e bërë shoshë e duke e lënë të vdekur. Një shok i Gunelit ka shpërthyer në lot pas vrasjes.

“Kjo që ndodhi ndodhi, nuk gjej dot fjalë. Ishte njeri shumë, shumë i mirë. Kur erdha unë çdo gjë kishte mbaruar. Unë erdha në dashamirësi. Erdha se e kam shok këtë që u vra, Ajetin. Mbrëmë ishte tek unë, hëngri bukë. Nuk di gjë për lidhjen e tyre, njihja vetëm Ajetin. E pata mbrëmë në shtëpi, hëngri bukë me çunat e mi. Ishte një njeri shumë i mirë. Kjo që ndodhi, ndodhi,”- tha i moshuari pa kamerave.

Momenti pas minutës 01:33

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet pronari i stalles se derrave vangjel polovina vrasje ne berat vritet ajet guneli ekzekutohet pronari i stalles se derrave vangjel polovina vrasje ne berat vritet ajet guneli

Sondazh

Poll