Aktualitet

EMRAT/ Merret peng 22-vjeçari në Bulqizë, i riu e mbyll për disa orë në garazh, arrestohet nga policia

17 Dhjetor 2020, 12:18 Nga DOSJA
EMRAT/ Merret peng 22-vjeçari në Bulqizë, i riu e mbyll

BULQIZË– Pëngmarrje në Bulqizë! Një 22-vjeçar është marrë peng nga një 37-vjeçar i identifikuar si Ylli Durci. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Mësohet se 37-vjeçari ka rrëmbyer dhe ka mbajtur peng për disa orë të riun e identifikuar si Viktor Bici në garazhin e makinës së tij.

Por ngjarja është zbulua shumë shpejt nga Policia e Bulqizës. Efektivët kanë vënë në pranga 37-vjeçarin. Të dyja palët do të merren në pyetje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta mes pengut dhe autorit të ngjarjes, por ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulqeize merret peng 22 vjecari ne bulqize pengmarrje ne bulqize bulqeize merret peng 22 vjecari ne bulqize pengmarrje ne bulqize

Sondazh

Poll