Aktualitet

‘Kënga’ e gjelit në sfond, karrige të thyera e njolla gjaku, çfarë ka mbetur në lokalin ku ndodhi krimi në Berat, gji

17 Dhjetor 2020, 11:55 Nga DOSJA
‘Kënga’ e gjelit në sfond, karrige të thyera e njolla

BERAT– Videoja që po shikoni vjen nga vendi i krimit në Berat. Siç shihet edhe në pamjet, gjithçka është rrethuar me shirit të verdhë. Në lokal kanë mbetur karrige të thyera, vendi rrëmujë dhe njolla gjaku në shesh.

Në sfond dëgjohet edhe ‘kënga’ e gjelit.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme. Autori, Vangjel Polovina, shkoi t’i kërkonte llogari Ajet Gunelit, të cili i kishte marr ëdhe një stallë derrash meqira. Ai pretendonte se Guneli e ofendonte çdo ditë, ndërkohë që së fundmi kishin pasur edhe debate për qiranë e stallës.

Si fillim ata pinë kafe, më pas Polovina nxorri kallashnikovin dhe e vrau Gunelin me 62 plumba. Ai u arrestua teksa tentoi të arratisej me një furgon.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet pronari i stalles se derrave vangjel polovina vrasje ne berat vritet ajet guneli ekzekutohet pronari i stalles se derrave vangjel polovina vrasje ne berat vritet ajet guneli

Sondazh

Poll