Aktualitet

Sherr me thika në Vlorë! 30 adoleshentë konfliktohen mes njëri-tjetrin, forcat ‘Shqiponja’ kapin të rinjtë

17 Dhjetor 2020, 11:20 Nga DOSJA
Sherr me thika në Vlorë! 30 adoleshentë konfliktohen mes

VLORË– Më shumë se 30 adoleshentë janë përfshirë ditën e sotme në një sherr masiv me thika në qytetin e Vlorës.

Të rinjtë kanë terrorizuar qytetarët të cilët ishin në ambientet pranë pasi ishin dëshmitarë të një skene të frikshme. Menjëherë është lajmëruar policia, ndërkohë që në vendngjarje arritën dhe forcat ‘Shqiponja’ të cilat u vunë pas në kapje të të rinjve.


Nga sherri nuk ka pasur asnjë të lënduar ndërkohë që policia ka shoqëruar disa prej tyre në komisariat. Ende nuk bëhet e ditur arsyeja se përse nisi ky sherr kaq masiv i të rinjve.

Mësohet se grupi i adoleshentëve ka qenë problematik disa herë ndërsa ky është sherri më masiv mes të rinjve kohët e fundit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr me thika ne vlore sherr me thika ne vlore

Sondazh

Poll