Sport

FSHF, marrëveshjen me qeverinë për ndërtimin e 4 shtëpive të reja, të shkatërruara nga tërmeti tragjik…

14 Dhjetor 2020, 19:20 Nga DOSJA
FSHF, marrëveshjen me qeverinë për ndërtimin e 4

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur sot marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë për bashkëpunim e ndërtimit të katër shtëpive të shkatërruara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit 2019. Lajmi është bërë publik nga zyra e shtypit të FSHF-së nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Ka qenë sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku i cili në prezencën e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, firmosën marrëveshjen që parashikon realizimin e punimeve për rindërtimin e 4 banesave individuale me donacione të grumbulluara nga Federata në Bashkitë Durrës dhe Shijak.

“Jam shumë i lumtur që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të Presidentit Duka, firmosim sot këtë marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin Ahmetaj për rindërtimin e disa shtëpive të dëmtuara nga tërmeti me donacione të FSHF-së.

Kjo marrëveshje vjen në respekt të angazhimit të FSHF-së për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar. Menjëherë pas tërmetit Federata e Futbollit nisi mbledhjen e fondeve për t’u ardhur në ndihmë familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore. Thirrjes tonë për ndihmë iu përgjigjën menjëherë partnerët tanë, si Federata e Italisë, Federata e Islandës, Federata e Kosovës, Federata e San Marinos, Federata e Çekisë dhe Federata e Spanjës. Gjithashtu, iu përgjigjën kësaj thirrje përmes donacioneve edhe lojtarë të ekipit Kombëtar, trajneri Edi Reja, administrata e FSHF-së dhe donatorë të tjerë të jashtëm.

Dua t’i falënderoj në mënyrë të veçantë të gjitha këto federata, futbollistët Elseid Hysaj e Thomas Strakosha, si edhe administratën për kontributin e tyre financiar. Falë fondeve të grumbulluara do të rindërtohen nga e para 4 shtëpi, më konkretisht 2 në zonën e Bubqit, 1 në Durrës dhe 1 në Shijak për t’i ardhur në ndihmë këtyre familjeve, që të rikthehen sa më parë në jetën normale. Me ndihmën e qeverisë ne shpresojmë që ky proces rindërtimi të nisë sa më shpejt, të mos ketë burokracira, që këto familje të hyjnë sa më parë në një banesë të re”, tha sekretari Shulku pas firmosjes së marrëveshjes.

Ndërsa ministri i Arben Ahmetaj, pas nënshkrimit të marrëveshjes me sekretarin e përgjithshëm Ilir Shulku, për ndërtimin e katër banesave me kontribut të Federatës Shiptare të Futbollit u shpreh:

“Sot nënshkruajmë një tjetër marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të rindërtimit. Më vjen mirë që Federata Shqiptare e Futbollit iu bashkua këtij projekti madhor, që në një vit ka angazhuar mbi 25 vende të huaja donatore dhe një numër të madh sipërmarrjesh shqiptare, të cilat gjej rastin t’i falënderoj sot për solidaritetin e treguar që në ditën e parë pas tërmetit të vitit të kaluar.

Federata Shqiptare e Futbollit do të financojë ndërtimin e katër banesave individuale në Bashkitë Durrës dhe Shijak. Donacioni sipas kësaj marrëveshjeje do t’i nënshtrohet të gjitha parashikimeve ligjore në fuqi për përjashtimet fiskale përkatëse në rastet e fatkeqësive natyrore në kuadër të rindërtimit. E falënderoj edhe një herë Federatën Shqiptare të Futbollit”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elsaid hysaj federata shqiptare e futbollit fshf hysaj strako ministri arben ahmetaj sekretari ilir shulku termeti i nentorit te shkuar tomas strakosha trajneri i kombetares edi reja elsaid hysaj federata shqiptare e futbollit fshf hysaj strako ministri arben ahmetaj sekretari ilir shulku termeti i nentorit te shkuar tomas strakosha trajneri i kombetares edi reja

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2020, 11:38

Bota e futbollit në zi, shuhet Zherard Hulie

FRANCE – Ndërron jetë në moshën 73 vjecare ish-trajneri Zherard Hulie. Francezi ka drejtuar Liverpoolin në periudhën 1998-2004 duke fituar 5 trofe mes te cilave...

Sport 13 Dhjetor 2020, 20:36

VIDEO/ Hernandez nuk lejon Milanin të humbasë

 ITALI – Ka nisur menjëherë me gol ndeshja mes Milanit dhe Parmës në “San Siro”. Por ndryshe nga çfarë mund të pritej është skuadra mike ajo, e cila...

Sport 13 Dhjetor 2020, 21:36

Lamtumira e Otto Bariç! Duka: Ekspert dhe mik

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të Kombëtares, Otto Baric. Në mesazhin e publikuar në pro...