Aktualitet

Bien Google, YouTube dhe Gmail, hasen probleme në mbarë botën

14 Dhjetor 2020, 12:00 Nga DOSJA
Bien Google, YouTube dhe Gmail, hasen probleme në mbarë botën

TIRANË–Aplikacionet Google, Gmail dhe YouTube kanë hasur probleme. Sipas mediave të huaja, problemet u raportuan kryesisht në Evropë, por edhe në Australi, bregun lindor të SHBA-së dhe pjesë të Afrikës, Amerikës së Jugut dhe Azisë.

Platforma e videove në YouTube nuk e kryen më shërbimin e saj. Përdoruesit thjesht shohin një mesazh që lexon “oops”, një shënim që thotë se “diçka shkoi keq” dhe një foto të një majmuni që mbante një mjet në dorë.

Deri në orën 11:54 të mëngjesit janë  regjistruar me shumë se 50,000 ankesa vetëm për YouTube. Gmail ka shënuar 23,000 ankesa para mesditës dhe faqja kryesore e Google ka raportuar 19,000 ankesa.

Nuk dihet se për cilën arsye ka ndodhur kjo gjë, apo se për sa kohë do të qëndrojë në këtë gjendje platformat. Nga vetë administratorët, nuk ka asnjë informacion zyrtar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bie youtube bie youtube

Sondazh

Poll