Aktualitet

Aksioni antidrogë në Vlorë, mes personave të dyshuar dhe efektivë, arrestohet një polic

14 Dhjetor 2020, 11:31 Nga DOSJA
Aksioni antidrogë në Vlorë, mes personave të dyshuar dhe

VLORË– Operacioni antidrogë i cili ka nisur mëngjesin e sotëm ka vënë në pranga dhe një polic. Bëhet e ditur se në mesin e personave të dyshuar për kultivim dhe trafikim lëndësh narkotike janë të përfshirë dhe efektiv të policisë.

Nga ekzekutimi i urdhër-arresteve, deri tani janë dorëzuar 41 urdhër arreste, ndërsa operacioni vazhdon ende, pasi 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, 10 të arrestuar të tjerë janë lënë në masa më të lehta sigurie, 5 me “Detyrim paraqitje” dhe 5 të tjerë me “Arrest shtëpie”.

Operacioni është përqëndruar kryesisht në zonën e “Lumit të Vlorës” dhe në qytetin bregdetar. Të arrestuarit janë mbajtur prej kohësh në mbikqyrje nga Policia dhe sot është vendosur që operacioni të kryhet.

Aksioni ende vijon për të zbardhur emrat e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë ne trafikimin e lëndëve narkotike.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni antidroge ne vlore aksioni antidroge ne vlore

Sondazh

Poll