Aktualitet

Nxorri shishen me benzinë nga çanta dhe tentoi të vetëdigjej, e moshuara nga Durrësi: Marr 70 mijë lekë të vjetra në mu

14 Dhjetor 2020, 10:45 Nga DOSJA
Nxorri shishen me benzinë nga çanta dhe tentoi të

DURRËS– Një e moshuar ka tentuar ditën e sotme që të vetëflijohet përballë Bashkisë së Durrësit mirëpo është ndalaur nga qytetarët e pranishëm dhe nga forcat e policisë.

Ajo është shprehur se merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra në muaj, djalin e ka të papunë, dhe vetë nuk ka mundësi të punojë. Sipas saj, shuma që merr nuk i del për ilaçe dhe as për të blerë ushqime. Në këtë gjendje, gruaja është shprehur se i ka mbetur vetëm të digjet me benzinë.

Kështu, ajo nxorri një shishe benzinë nga çanta, ka lyer këmbët dhe i ka vënë flakën pantallonave, por kanë qenë dy punonjës të policisë civilë, që ndodheshin aty, që kanë ndërhyrë dhe kanë shuar menjëherë zjarrin.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që e ka shoqëruar drejt spitalit për të parë gjendjen e saj shëndetësore.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet e moshuara ne durres tenton te veteflijohet gruaja ne durres e moshuara ne durres tenton te veteflijohet gruaja ne durres

Sondazh

Poll