Aktualitet

Operacioni antidrogë me 27 të arrestuar dhe 4 në kërkim në Vlorë, policia jep detaje

14 Dhjetor 2020, 11:50 Nga DOSJA
Operacioni antidrogë me 27 të arrestuar dhe 4 në kërkim

VLORË– Policia e Vlorës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me operacionin që u zhvillua ditën e sotme ku u ndaluan 41 persona të përfshirë në veprimarinë e lëndëve narkotike.

Në këtë operacion u bë e mundur kapja e 27 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ekzekutimi i 5 masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe i 5 masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”, si dhe u shpallën në kërkim 4 persona që nuk u gjetën gjatë operacionit.

Njoftimi i policise:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hapësira”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike. Operacioni pas një hetimi 6-mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Operacioni i shtrirë në disa zona të qarkut Vlorë, për kapjen dhe ndalimin e 41 personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, forcën e posaçme “Shqiponjat”, Komisariatet e Policisë Vlorë, Sarandë dhe Himarë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hapësira”. Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e 27 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ekzekutimi i 5 masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe i 5 masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”, si dhe u shpallën në kërkim 4 persona që nuk u gjetën gjatë operacionit. U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:M.B., 56 vjeç, banues në Vlorë; A.J., 60 vjeç, banues në Vlorë; Sh. I., 64 vjeç, banues në Vlorë; T., 44 vjeç, banues në Poro, Vlorë; H., 63 vjeç, banues në Vlorë; M., 45 vjeç, banues në Vranisht, Himarë; G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë; G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë; L., 32 vjeç, banues në Kallarat, Himarë; R., 61 vjeç, banues në Kallarat, Himarë; Xh. Sh., 47 vjeç, banues në Kallarat, Himarë Xh., 71 vjeç, banues në Kallarat, Himarë; D., 48 vjeç, banues në Gjirokastër; D., 29 vjeç banues në Fier. U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit: K., 69 vjeç, banues në Vlorë; Gj., 52 vjeç, banues në Vlorë; D., 40 vjeç, banues në Kallarat, Himarë; M., 32 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë; GJ., 24 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë; GJ., 57 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë; Gj., 39 vjeç banues në Tërbaç, Himarë; M., 25 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë; N., 68 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë; GJ., 29 vjeç banues në Tërbaç, Himarë; GJ., 44 vjeç banues në Vlorë; Sh,. 19 vjeç, banues në Vranisht, Himarë; H., 25 vjeç , banues në Vranisht, Himarë. U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit B., 77 vjeç, banues në Kuç, Himarë; D., 45 vjeç, banuese në Gjirokastër; R., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër; C., 56 vjeç, banues në Bashaj, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë. GJ., 64 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht, Himarë. U ekzekutuan masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”, për shtetasit: F., 16 vjeç, banues në Kuç, Himarë; Sh., 66 vjeç banues në Vranisht, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Vranisht; L., 48 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç; Ç. F., 72 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;B., 44 vjeç banues në Tërbaç, Himarë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni antidroge ne vlore aksioni antidroge ne vlore

Sondazh

Poll