Aktualitet

Ende nuk di ku ka djemtë, babai i Ibrahim Bashës sërish në dyert e komisariatit: Dolën me një shok për ditëlindje, njër

14 Dhjetor 2020, 11:41 Nga DOSJA
Ende nuk di ku ka djemtë, babai i Ibrahim Bashës sërish në

TIRANË– Emin Basha, babai i Ibrahim Bashës, efektivit të RENEA-s që mbeti i vrarë në Lazarat, ka mbetur dyerve të komisariateve. Këtë herë, në kërkim të dy djemve të tjerë, që ia kanë arrestuar gjatë protestave të zhvilluara ditët e fundit.

Në një prononcim për mediat, Basha rrëfen se ka dhjetë fëmijë, por që të gjithë ve u ka vënë ultimatum që në orën 21:00 të jenë në shtëpi, si rregull familjar. Ai shton se vetë dhe gruaja janë pa punë dhe nuk kanë as ndihmë ekonomike. Për rrjedhojë, nuk ka mundësi të paguajë, avokatin.


“Ka qenë duke dalë duke pirë kafe me një shok që kishte ditëlindjen. Kanë qenë të dy çunat e mi, bashkë me dy shokët e tyre. Njëri ende nuk ka bërë 18. Nuk ka pasur arsye të protestonte. Ne kemi disa tabu, që nuk shajmë policinë dhe nuk gjuajmë me gurë drejt policisë. S’më pëlqen qeverisja, kam punë me qeverinë, jo me policinë. Erdha u interesova dhe dje, dhe s’e gjeta. E kemi si rregull ne, në orën 9 mblidhemi në shtëpi, jo për koronavirusin, por si familje. Ua kam ëvën kështu prerë se kam dhjetë fëmijë dhe nuk merrem dot me të gjithë. Tani nuk ka mundësi të paguaj edhe avokatin, unë jam pa punë, gruaja pa punë, pa ndihmë ekonomike, me 100 halle.  I ka jeta këto, do t’i përballojmë,”- tha Basha.

Ditën e sotme pritet që të jepet vendimi për të arrestuarit e protestës së datës 10 dhe 11 dhjetor. Forca të shumta policore ndodhen mëngjesin e sotëm në gjykatën Penale të Tiranës, aty ku pritet të jepen masat. Seanca e sotme ka nisur 11.00. Ndërkohë që ditën e djeshme u vendos për tre persona arrest me burg ndërsa për të tjerë detyrim paraqitje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emin basha protesta per klodian rashen emin basha protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll