Aktualitet

Konfirmohet në detyrë Rilinda Selimi, gjytarja e Apelit

14 Dhjetor 2020, 11:43 Nga DOSJA
Konfirmohet në detyrë Rilinda Selimi, gjytarja e Apelit

TIRANË– Rilinda Selimi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit është konfirmuar në detyrë. Mësohet se vendimi u mor gjatë senacës së sotme, nga trupa gjykuese me përbërje Olsi Komici, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.

Selimi ka rezultuar e pastër në të trija shtyllat e vlerësimit. Gjyqtares nuk i janë gjetur probleme në pasuri, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale, duke bërë që ajo të konfirmohet në detyrë.

Rilinda Selimi e ka filluar karrierën në vitin 2000. Ajo ka punuar për dhjetë vite në Gjykatën e Fierit dhe më pas është zhvendosur në në Gjykatën e Tiranës. Që nga viti 2013, ajo është vendosur në Gjykatën Administrative të Apelit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rilinda selimi rilinda selimi

Sondazh

Poll