Aktualitet

DETAJE nga operacioni anti-drogë në Vlorë: Lëshohen urdhër-arreste për 41 persona, kapen 28, 2 të tjerë shpallen në kë

14 Dhjetor 2020, 11:00 Nga DOSJA
DETAJE nga operacioni anti-drogë në Vlorë: Lëshohen

VLORË– Kanë dalë detaje të reja në lidhje me operacionin antidrogë që u zhvillua ditën e sotme në Vlorë e që u arrestuan më shumë se 41 persona.

Nga ekzekutimi i urdhër-arresteve, deri tani në pranga kanë rënë 28 persona, ndërsa operacioni vazhdon ende, pasi 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, 10 të arrestuar të tjerë janë lënë në masa më të lehta sigurie, 5 me “Detyrim paraqitje” dhe 5 të tjerë me “Arrest shtëpie”.

Operacioni është përqëndruar kryesisht në zonën e “Lumit të Vlorës” dhe në qytetin bregdetar. Të arrestuarit janë mbajtur prej kohësh në mbikqyrje nga Policia dhe sot është vendosur që operacioni të kryhet.

Aksioni ende vijon për të zbardhur emrat e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë ne trafikimin e lëndëve narkotike.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni antidroge ne vlore aksioni antidroge ne vlore

Sondazh

Poll