Aktualitet

HISTORIA me mikrofonët në këpucë/ Si u shkatërrua mafia e Casamonica në Itali me infiltrimin e një francezi, takimi përf

14 Dhjetor 2020, 10:54 Nga DOSJA

ITALI– Një rrjet i trafikut të drogës, që ka si anëtarë ish-bashkëpunëtorë të grupeve mafioze në Italia, Ndrangheta e Camoraa është shkatërruar me ndërhyrjen e agjentëve të infiltruar. Mediat italiane i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë, infiltrimit të një francezi nga Dea Amerikane, i cili duke vendosur mikrofonë në këpucë gjatë të gjitha takimeve që realizoi, përçau rrjetin.

E gjithë ngjarja zhvillohet në Romë, ku zbarkon droga që ka origjinë braziliane. Konkretisht, «Francezi» (identiteti i të cilit është i mbrojtur), është një 60-vjeçar italian, një anëtar i shquar i klanit Marsejë, i cili në qelinë e tij takon Armando Paolacci, një importues i kokainës nga Hollanda dhe Gjermania në emër të Casamonica.

Sapo lirohet Paolacci e takon  francezin me Salvatore Casamonica, personin që e ka trashëguar transportimin e lëndës narkotiek nga vëllezërit e tij Enrico dhe Giuseppe dhe përpunon shtatë tonë kokainë të pastër në një vit, një prodhim i një karteli kolumbian. “Francezi” ishte në të kaluarën një infiltrues i DEA Amerikane dhe u ofrua të punonte edhe për GDF-në.

Ndryshimi është se në Itali ai ka marrë vetëm 3 mijë euro sipas ligjit e ndërsa Dea Amerikane e ka paguar me 500 mijë dollarë për operacionin e kryer. Në thembra të këpucëve të tij ai mban gjithmonë mikrofonë, të cilët më vonë i ka zëvendësuar në lloje më të vegjël e më të padukshëm, pasi shtëpia e ‘shefit’ në Frascati është “e mbrojtur” nga këti ‘spiunime’.

Casamonica synon që drogat të zbarkohen në Ciampino dhe çdo kilogram kokainë , sapo rafinohet, garanton një diferencë prej 280,000 euro fitim. Casamonica merr 25% të ngarkesës për t’u rishitur në Kamorra në Napoli dhe Lazio. Baza e kësaj marrëdhënieje është Silvano Meldolesi, dikur një njeri i ‘Ndrangheta-s’ në Belgjikë, i cili trafikon anhidrid acetik për të rafinuar heroinën. Nga ana tjetër, logjistika e eksportit trajtohet nga Tomislav Pavloviç, një malazez i përcaktuar nga Massimo Carminati në Mondo di Mezzo.

Takimi që do të finalizojë gjithcka është zhvilluar më datë 12 dhjetor, në një restorant në Grottaferrata. Këtu futet në lojë edhe një shqiptar, Dorian Petoku. Pas takimit, malli nuk u nis pasi u konsiderua si rrugë e pasigurtë dhe Pavloviç lëvizi mallrat në Brazil. 

Për ta çuar deri në fund planin, policia futi në lojë dhe një tjetër të infiltruar, këtë herë, zivceran. “Zvicerani” është një agjent special, i prezantuar nga “francezi” si një doganier në aeroportin e Sionit. Më 12 shkurt ai takon në një kafene me emrin Trussardi në Milano financuesit, të cilët u vonuan disa orë të tëra për shkak të borës që bllokoi linjat hekurudhore. Casamonica pajis “Zviceranët” me një nga telefonat e saj “të veçantë”, një Acquarius i vjetër i modifikuar dhe vetëshkatërrues mesazhesh. Sidoqoftë, «zviceranët» ruajtën pamjet e Casamonica. Me konfirmimin e kolumbianit «Mario», i cili ka si profil Pablo Escobar droga u nis. Dy futbollistë brazilianë mbuluan statutin. Gjashtëqind kilogramët e parë, në 50 valixhe, u pritën në muajin korrik në Milano, por më 16 të të njëjtit muaj Casamonica u zbërthye.

Në janar të vitit 2019 Pavloviç, Petoku dhe Mandolesi bashkohen iu bashkuan në qeli dhe koka u kap. Shqiptari Petoku, nga Lezha u arrestua në Tiranë, teksa lëvizte me një automjet luksoz të llojit “Range Rover”, të vitit 2018. Ai nuk ishte asnjë armë me vete apo gjë të dyshimtë, por operacioni në bahskëpunim me Italinë e vuri në pranga.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorian petoku shkaterrimi i mafias casamonica dorian petoku shkaterrimi i mafias casamonica

Sondazh

Poll