Aktualitet

Klienti i tij u arrestua gjatë protestave për Klodian Rashën, avokati zbulon bisedën e të riut me policin: Kur i kishte pye

14 Dhjetor 2020, 11:42 Nga DOSJA
Klienti i tij u arrestua gjatë protestave për Klodian Rashën,

TIRANË– Avokati i një prej personave që është arrestuar nga policia ka dhënë një deklaratë për mediat e pranishme jashtë Prokurorisë së Tiranës në lidhje me seancën që u zhvillua për të ndalurit që ishin pjesë e protestës.

Avokati i cili përfaqëson shtetasin B.SH. u shpreh se brenda në gjyq nuk kishte të mitur. Ndër të tjera ai zbuloi se klienti i tij ishte dhunuar nga policët e madje policët i kishin kthyer përgjigje: Se kështu na do…


Shumë prej tyre ishin të rinj. Ishte një informaticionet që bënte poezi, kishte njerëz të zakonshëm, të mitur që janë kapur se ishin në protestë të pranishëm.Në seancën e sotme nuk kishte të mitur. Kishte deklarata copy-paste. Klienti im ishte në zonën e Tajavit se ishte duke pirë kafe, mos e kanë ngatërruar se  ishte veshur me një xhup dhe kanë menduar se është ndonjë nga ata të protestës. Pamje filmike nuk kishte. Kishte foto të paqarta. Po i jepet vlerë shërbimit të policëve. Protesta po bëhet kundër Ardi Veliut. Klienti im pati pretendime për dhunë, ai ishte rrahur në furgon, në komisaruat, kur i kishte pyetur pse me godisni, i kishin thënë se kështu më do… I thonë mos dilni më në protestë.’- u shpreh Metalia.

Ditën e sotme pritet që të jepet vendimi për të arrestuarit e protestës së datës 10 dhe 11 dhjetor. Forca të shumta policore ndodhen mëngjesin e sotëm në gjykatën Penale të Tiranës, aty ku pritet të jepen masat. Seanca e sotme ka nisur 11.00. Ndërkohë që ditën e djeshme u vendos për tre persona arrest me burg ndërsa për të tjerë detyrim paraqitje.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll