Sport

VIDEO/ Tirana nis të marrë formë, bardheblutë marrin fitoren e dytë rradhazi dhe i ushtrojnë presion kreut

13 Dhjetor 2020, 14:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Tirana nis të marrë formë, bardheblutë marrin fitoren

TIRANË-Tirana gjen fitoren e dytë në kampionat. Bardheblutë fitojnë ndaj Apolonisë me shifrat 3-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një pjesë e parë që u mbyll me shifrat 0-0, ndërsa në të dytën, ofensiva bardheblu u shfaq më konkrete. Në minutën e 49-të Ismajlgeci zhbllokoi shifrat duke shfrytëzuar një goditje të devijuar nga Muçi.

Sakaq, për të gjetur golin e qetësisë mendoi Batha pas një asisti perfekt të Muçit. Në fund, talenti i bardhebluve mendoi për të shënuar edhe vetë teksa shënoi të tretin duke shfrytëzuar edhe një dalje të pamenduar të portierit Harizaj. Pas kësaj ndeshje, Tirana ngjitet në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt. Ndërkohë, Apolonia mbetet e parafundit me pesë pikë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apolonia tirana apolonia tirana

Sondazh

Poll