Sport

VIDEO/ Nuk fitonte që nga viti 2014, Verona “shemb” Lazion në Olimpico, Strakosha abonohet me stolin

12 Dhjetor 2020, 22:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Nuk fitonte që nga viti 2014, Verona “shemb” Lazion

ITALI– Kishte që nga vitit 2014 që nuk fitonte në “Olimpico”. Skuadra e Veronës mund Lazion me shifrat 2-1 dhe tani veronezët mund të ëndërrojnë për një vend në Kupat e Europës pasi me këtë fitore shkojnë në kuotën e 19 pikëve në vendin e 6-të. Në fund të pjesës së pare futbollisti i Lazios Lazari gaboi rëndë dhe e dërgoi topin pas shpinës në Reinës, duke shkaktuar kështu një autogol.

G⚽L DE HELLAS VERONA ?
? Lazzari (GEC) ⏱️ 45′
Lazio 0️⃣
Hellas Verona 1️⃣#SerieA ???pic.twitter.com/jPSt9OVJEP

— El Forastero (@ElForastero1982) December 12, 2020

Bardhekaltrit reaguan pa vonuar shumë në pjesën e dytë dhe me anë të Caisedos shlyejnë atë gabim, por ky gol i ekuadorianit do të vlentë për statistikë, pasi rezultati përfundimtar do të fliste ndryshe.Në minutën e 67-të Lazio tregohet e paqartë dhe pas një gafe në prapavijë i dhuron golin e dytë Veronës.

DEFESA JOGANDO CONTRA ?‍♂️?

A Lazio erra na saída de bola e entrega o gol para Tameze. Já é a segunda ajudinha, hein.

Lazio 1×2 Hellas Veronapic.twitter.com/0iv81LT9Ea

— Canal Grandes Ligas ⚽ (@grandesligas_) December 12, 2020

Një kthim topi pas për Reinën përfundon si një asist perfekt për Tameze, që pasi shmang edhe portierin spanjoll tund rrjetën e zbrazët dhe siguron fitoren për ekipin e tij. Duhet thënë se edhe këtë ndeshje Strakosha qëndroi në stol për 90 minuta duke mos u preferuar nga tekniku Simone Inzaghi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio verona lazio verona

Sondazh

Poll