Sport

VIDEO/ Inter harron dështimin në Europë, zikaltërit përmbysin Cagliarin në 15 minutat e fundit

13 Dhjetor 2020, 14:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Inter harron dështimin në Europë, zikaltërit

ITALI– Inter rikthehet të fitojë pas zhgënjimit në Champions League. Zikaltërit fituan me përmbysje ndaj Cagliarit me shifrat 1-3 dhe duke shkuar në -2 pikë larg nga Milani kryesues që do të luajë në orën 20:45 ndaj Parmës. Për Interin ndeshja nisi malore ku Sotil, tre minuta para fundit të pjesës së pare shënoi për sardët.

Conte provon të ndryshojë skuadrën në pjesën e dytë dhe hedh në fushë fillimisht Hakimin e më pas Young, Sensin e Lautaron, por goli i barazimit vjen vetëm në minutën e 77’, kur Nicolo Barella u koordinua saktë dhe dërgoi në rrjetë një top të grushtuar nga portieri Cragno.Vetëm 7 minuta më vonë D’Ambrossio merr vendin e Hakimit të dëmtuar dhe topin e parë që prek, e dërgon në rrjetë, pasi krosimi i Barellës ishte perfekt në shtyllën e dytë dhe mbrojtësi italian nuk ngurroi të shënojë e t’u japë avantazhin zikaltërve.

Cagliari provoi të reagojë dhe në një këndore në minutat shtesë, në zonën e Interit shkoi edhe portieri Alessio Cragno, por më pas kundërsulmi foli për zikaltrit, me Lukakun që mori topin në gjysmëfushën e tij, dribloi edhe portierin e shkoi I qetë me portën e boshatisur, ku shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur suksesin e Interit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cagliari inter cagliari inter

Sondazh

Poll