Sport

VIDEO/ Union Berlin frenon Bayern Munich dhe i jep “asist” perfekt Leipzig, dy skuadrat kryesojnë Bundesligën

12 Dhjetor 2020, 21:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Union Berlin frenon Bayern Munich dhe i jep “asist” perfekt

GJERMANI– Bayern Munich nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Union Berlin. Ndeshja e javës së 11-të në Bundesligën gjermane përfundon me shifrat 1-1, duke i dhënë asist Leipzig që tani ndodhet në kuotë të barabartë pikësh me 24 të tilla.

Goli i shpejtë i Promel pas vetëm 4 minutash lojë i dha zemër Union Berlinit për të zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Bayernit, që golin e barazimit e gjeti vetëm në minutën e 67-të me Robert Lewandowskin. Skuadra e Hansi Flick kishte kohë mjaftueshëm për të shënuar edhe golin e fitores, por Union Berlin u mbrojt mirë dhe nuk ja doli.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich bundesliga union berlin bayern munich bundesliga union berlin

Sondazh

Poll