Sport

Kushti?! Kokorin, nëse nuk shënon 10 gola, nuk merr pagë të plotë…

13 Dhjetor 2020, 08:09 Nga DOSJA
Kushti?! Kokorin, nëse nuk shënon 10 gola, nuk merr pagë të

RUSI – Sulmuesi i Spartak Moskës, Aleksandër Kokorin do të kthejë një pjesë të pagës së tij te klubi i kryeqytetit rus, nëse shënon më pak se 10 gola në sezonin 2020/2021. Lajmi bëhet i ditur nga portali vendës “sport-express.ru”.

Ish-futbollisti i Zenit të Shën Peterburgut dhe i kombëtares ruse, pasi ka përjetuar momente shqetësuese në karrierën e tij, për shkak të ngjarjeve jashtë fushës, që e kanë çuar atë pas hekurave në burg, dëshiron të rehabilitojë veten te Spartak Moska.

Por klubi kryeqytetas i ka marrë masa paraprake dhe duke pasur parasysh periudhën e gjatë të mungesës nga futbolli i luajtur nga Kokorin, ka kërkuar një klauzolë në kontratën 3-vjeçare të lojtarit. Këtë sezon në Premier League të Rusisë, Aleksander Kokorin ka hyrë në fushë 10 herë dhe ka shënuar 2 gola.

Javën e kaluar, u bë e njohur se ai ka pësuar një mikro-dëmtim muskulor dhe u detyrua të humbasë ndeshjen e kampionatit. Gjithsesi te Spartaku shpresojmë që Kokorin të jetë gati për sfidën kundër Zenit. Ndeshja do të zhvillohet më 16 dhjetor në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Peterburg.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aleksander kokorin premier league ruse spartak moske zenit shen peterburg aleksander kokorin premier league ruse spartak moske zenit shen peterburg

Sondazh

Poll