Sport

VIDEO/ “El Derbi” i përket Real Madrid, Zidane shpëton stolin dhe rihap garën për titull

12 Dhjetor 2020, 22:14 Nga DOSJA
VIDEO/ “El Derbi” i përket Real Madrid, Zidane shpëton

SPANJË– Real Madrid fiton derbin e Madridit kundër Atletico-s dhe rihap garën për titull. Sfida zhvilluar në stadiumin “Alfredo Di Stefano” përfundoi me shifrat 2-0. Casemiro zhbllokoi sfidën me një goditje me kokë duke mposhtur Oblak pas një harkimi të Toni Kroos nga këndi kur kishin kaluar 15 minuta lojë ndërkohë që më herët Benzema ishte ndalur nga shtylla.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 ndërsa për të vulosur fitoren e Los Blancos mendoi Carvajal që me një goditje të bukur nga distanca në të 63-ën e cila u stampua në shtyllë, detyroi Oblakun ta devijonte topin me shpinë në rrjetën e tij. Kjo është humbja e parë për Atletico Madrid.

Me këtë fitore kampionët e Spanjës i afrohen kryesimit të klasifikimit me vetëm 3 pikë dhe janë në rrugën e duhur për mbrojtjen e titullit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid la liga real madrid atletico madrid la liga real madrid

Sondazh

Poll