Sport

Telashe për futbollistin e përfaqësueses shqiptare, sulmuesi preket nga koronavirusi dhe mbyll vitin para kohe

13 Dhjetor 2020, 11:39 Nga DOSJA
Telashe për futbollistin e përfaqësueses shqiptare, sulmuesi

HOLANDË– Armando Broja sulmuesi që aktivizohet në Holandë te Vittese është prekur nga koronavirusi. Klubi holandez ka konfirmuar pozitivitetin e lojtarit pas testeve të COVID-19.Sulmuesi 19-vjeçar u huazua nga Chelsea te Vitesse gjatë merkatos së verës dhe deri tani ka luajtur 10 ndeshje me klubin holandez, duke u bërë protagonist edhe me 5 gola të shënuar, ndërsa në javët e fundit ishte shndërruar në titullar të padiskutueshëm.

Megjithatë infektimi me koronavirus mund të ketë mbyllur para kohe vitin për Brojën, duke qenë se ndeshjen e fundit për 2020-ën Vitesse do të luajë më 23 dhjetor, pra pas 10 ditësh dhe vështirë se sulmuesi do të rikuperohet para asaj dateNjë lajm i keq për Vitesen që edhe në kampionat po kalon një moment të mirë duke u renditur në vendin e dytë në kampionatin holandez.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando broja shqiperia armando broja shqiperia

Sondazh

Poll