Sport

“Thumbon” opionistët, Gega: “E kemi kaluar ngërçin, por nuk jemi aty ku dëshirojmë”

12 Dhjetor 2020, 20:25 Nga DOSJA
“Thumbon” opionistët, Gega: “E kemi kaluar

TIRANE – Kukësi do të përballet nesër, në orën 16:45, me Skënderbeun në “Elbasan Arena”, në takimin e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Një ndeshje, që ndryshe nga edicionet e shkuar, nuk ka pritshmëri të mëdha, pasi edhe skuadrat kane disnivele cilësore.

Pas 4 fitoreve të fundit, verilindorët vijnë si favoritë në letër, ndryshe nga korçarët që në këto javë kanë lënë për të dëshiruar, për sa i përket rezultateve dhe paraqitjeve të paqëndrueshme. Trajneri i verilindorëve, Skënder Gega ka folur në prag të kësaj ndeshjeje për “RTSH Sport”, duke u shprehur:

“Ky kampionat është shumë i ngjeshur dhe disnivelet janë të vogla. Nga java nga java ndryshojnë. Skënderbeu ka bërë dhe ndeshje shumë të mira. E vlerësojmë si kundërshtarë dhe do të shkojmë 100% se nuk ka ndeshje të lehta. Edhe ne kemi pasur periudhat tona të vështira. Një ndeshje e thyen çdo gjë, megjithatë, ne jemi gati për nesër. Gjendja jonë është e mirë, kemi 2 lojtarë që janë të dëmtuar. Është shans i pjesës tjetër që s’ka luajtur.

Mbas javës së parë ne na nxorën në Kategori të Parë. Kam dëgjuar opinionistë, por është e drejta e tyre. E rëndësishme është që të shohim vetëm punën tonë. Të shohim përbërjen, ecurinë, anën fizike, çdo gjë. Dy ndeshjet e para, as nuk të japin kampionatin, as nuk të humbasin kampionatin. E rëndësishme është që e kaluam atë ngërç. Ndoshta edhe shorti ka qenë i fortë që në fillim. Kemi pasur probleme, sepse është një ekip pothuajse e ri në përbërje. Duhet koha e vetë. Nuk jemi aty ku dëshirojmë, por javë mbas jave do të mundohemi të korrigjohemi.

Unë nuk i ndaj lojtarët. Edhe Ibrahimi e ka shprehur, që nuk është vetëm Ibrahimi këtu. Ai është vlerë e shtuar, edhe e kampionatit shqiptar, edhe e klubit, prandaj e kemi marrë. Edhe sikur mos shënonte, e rëndësishme është që kontributi i tij të ishte maksimal. Unë jam i kënaqur. Për lojtarët e rinj, Bytyçi, Dragoshi, portieri, janë një grup i ri. Kemi Domin, kemi Gavazajn. Një grup premtues që do kohën e vetë. Në momentin e duhur do e ketë secili shansin e vetë. Gjithmonë shansi shfrytëzohet në të mirë të ekipit”, u shpreh Gega për “RTSH Sport”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport java e 8-te e superiores kukesi skënder gega skuadra verilindore stadiumi elbasan arena java e 8-te e superiores kukesi skënder gega skuadra verilindore stadiumi elbasan arena

Sondazh

Poll